Transmetuar më 21-07-2026, 18:09

Një zjarr ka përfshirë një rrobaqepësi në Bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë kryesisht materiale.

Policia ka nisur verifikimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit