

Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në unazën jugore të Elbasanit, duke shkaktuar alarm për banorët e zonës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave dhe objekteve përreth.
Gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit, efektivët zjarrfikës kanë dëgjuar disa shpërthime të ngjashme me plasjen e fishekëve, çka ka shtuar rrezikun gjatë ndërhyrjes. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë të tyre, situata është vënë nën kontroll.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa pritet të përcaktohen shkaqet e rënies së zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






