Transmetuar më 21-07-2026, 16:08

Salarjon Totaj, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje nga autoritetet.

Sipas informacioneve paraprake, Totaj dyshohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese drejtoreshës së Tatimeve. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për komunikime me përmbajtje kërcënuese dhe jo për kërcënime fizike.

Dyshohet se në zanafillë të ngjarjes është një kontroll i ushtruar nga administrata tatimore ndaj një biznesi të lidhur me Totajn, çka mund të ketë sjellë përplasjen mes palëve.

Deri në këtë fazë të hetimeve, Policia e Tiranës nuk ka dalë me një njoftim zyrtar mbi procedurën e ndjekur, ndërsa nuk janë bërë publike as detaje mbi përmbajtjen e mesazheve të dyshuara.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit