

Gjykata e Lartë ka shpallur listën zyrtare të kandidatëve që do të garojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), si edhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve.
Sipas njoftimit zyrtar, në garë janë shtatë kandidatë nga nivele të ndryshme të sistemit gjyqësor:
Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë; Sandër Simoni – Gjykata e Lartë; Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë; Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë; Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë; Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ndërkohë, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka caktuar datën 25 shtator, në orën 10:00, për zhvillimin e mbledhjes së përgjithshme ku do të zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Procesi i zgjedhjes do të zhvillohet në përputhje me procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






