

Mateo Borri ishte i ftuari special i Brikena Selmanit në emisionin “Top Arena”, ku çifti ndau me publikun detaje nga historia e tyre e dashurisë.
Gjatë intervistës, Mateo iu përgjigj disa pyetjeve personale, duke pranuar se është ai partneri më xheloz në marrëdhënien e tyre.
“Unë mbahem për person të drejtpërdrejtë, ashtu si edhe për xheloz. Këtë e kam thënë edhe në ‘Big Brother VIP’. Për një njeri që dua, do të bëhem xheloz dhe këtë gjë nuk e ndryshoj dot kurrë në karakterin tim. Mund ta zbus, mund ta përmbaj veten, por jo ta eliminoj”, u shpreh ai.
I pyetur se si do ta përshkruante Brikenën me pak fjalë, Mateo tha: “E bukur, e zgjuar, pak dramatike, pak impulsive, ambicioze dhe e shkathët”.
Momenti më i komentuar i intervistës erdhi kur Brikena e pyeti nëse kishte dashur ndonjëherë një vajzë më shumë se atë.
“Jo, nuk kam dashur asnjë femër sa ty. Këtë e kam kuptuar në momentin që kam shkelur shumë gjëra të vetes sime, që nuk kam menduar se do t’i shkelja kurrë për një partnere. Dhe ajo e vetmja je ti, sikur më ke bërë magji”, u përgjigj Mateo.
Brikena iu kundërpërgjigj me humor: “Magji të zezë”, duke sjellë një moment që u prit me të qeshura gjatë emisionit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






