

Autoritetet italiane kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar mbi 770 kilogramë kokainë me pastërti të lartë në portin e Vado Ligure, në veriperëndim të Italisë.
Sipas autoriteteve italiane, operacioni është zhvilluar nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me Agjencinë e Doganave.
Lënda narkotike ishte e fshehur në 650 pako, të vendosura mes dhjetëra paletave me banane brenda një kontejneri frigoriferik që kishte mbërritur nga një prej porteve kryesore të Ekuadorit.
Sipas vlerësimeve të autoriteteve, ngarkesa e sekuestruar kap një vlerë prej rreth 250 milionë eurosh në tregun e zi.
Hetimet vijojnë për identifikimin e rrjetit kriminal përgjegjës dhe përcaktimin e destinacionit përfundimtar të drogës.
Autoritetet italiane e kanë cilësuar operacionin si një nga goditjet më të mëdha ndaj trafikut të narkotikëve në portin e Vado Ligure gjatë viteve të fundit. Vetëm pak javë më parë, në të njëjtin port u sekuestruan edhe 340 kilogramë kokainë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






