

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku një grua ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Sipas informacioneve paraprake, gruaja po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është goditur nga një automjet që po qarkullonte në atë segment rrugor.
Menjëherë pas aksidentit, qytetarët e pranishëm dhe shërbimet e urgjencës kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarës. Më pas, ajo është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po merr trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e drejtuesit të automjetit.
Gjendja shëndetësore e gruas nuk është bërë ende e ditur.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






