

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se numri i rasteve të konfirmuara me fruth ka arritur në 69, për periudhën nga 16 prilli deri më 20 korrik 2026.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë javës së fundit janë evidentuar 11 raste të reja, ndërsa rastet janë regjistruar në disa komuna të Kosovës.
Numri më i lartë i rasteve është raportuar në Prishtinë, me 21 të prekur, e ndjekur nga Ferizaj dhe Fushë-Kosova, me nga 12 raste secila.
IKShPK ka ngritur shqetësimin për mundësinë e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes, duke theksuar se fruthi është një infeksion me shkallë të lartë transmetueshmërie.
Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurohen që ata të jenë të mbrojtur sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit.
Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet masa më efektive për parandalimin e fruthit. Personat që shfaqin simptoma si temperaturë të lartë, skuqje të lëkurës, kollë, rrufë ose konjuktivit këshillohen të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






