

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk përmbush kriteret për të qenë një kandidate konsensuale për postin e presidentes së Kosovës.
Në një intervistë për “Radio Dukagjinin”, Nagavci u shpreh se një kandidat konsensual për këtë post duhet të jetë një figurë që nuk lidhet drejtpërdrejt me skenën aktuale politike dhe që mund të sigurojë mbështetje më të gjerë nga partitë.
Sipas saj, zgjedhja e presidentit të Kosovës kërkon dialog dhe pajtueshmëri mes subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.
Nagavci deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje ka emra që mund të konsiderohen të përshtatshëm për këtë pozicion, por theksoi se vendimi përfundimtar duhet të jetë rezultat i negociatave me partitë që do të marrin pjesë në procesin e votimit.
Ajo shtoi se çështja e zgjedhjes së presidentit është një përgjegjësi e përbashkët e të gjitha forcave politike dhe se ende ekziston hapësirë kohore për arritjen e një marrëveshjeje.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






