

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehur të tjerë, zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Çështja lidhet me një hetim për tre procedura prokurimi të zhvilluara gjatë vitit 2020, vlera totale e të cilave, sipas akuzës, kapërcen 30 milionë euro.
Në këtë fazë të procesit, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për dërgimin e çështjes në gjykim. Gjykata mund të vendosë pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, kthimin e dosjes për plotësim të hetimeve ose pushimin e çështjes.
Të pandehurit në këtë proces janë:
Erion Isai – kryetar i Bashkisë Kolonjë Eljona Mydini – ish-zëvendëskryetare e Bashkisë Kolonjë Erjon Cenko – punonjës i Bashkisë Kolonjë Engjëll Dine – punonjës i Bashkisë Kolonjë Ermal Zylfo – punonjës i Bashkisë Kolonjë Armand Tafil – punonjës i Bashkisë Kolonjë Muharrem Tartari – punonjës i Bashkisë Kolonjë Shpëtim Liço – punonjës i Bashkisë Kolonjë Ergys Verdho – ish-kreu i ARRSH-së Erald Elezi – ish-drejtor në ARRSH Genti Raça – përgjegjës preventivi në ARRSH Donikë Shehu – ish-specialiste në ARRSH Klarita Konomi – ish-specialiste në ARRSH Nikollaq Mihali – specialist në ARRSH Erdit Salillari – përgjegjës sektori në ARRSH
Hetimi i SPAK lidhet me procedurat e prokurimit dhe veprimet e zyrtarëve të përfshirë, ndërsa vendimi për vijimin e çështjes do të merret nga Gjykata e Posaçme pas shqyrtimit të materialeve të dosjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






