Transmetuar më 21-07-2026, 12:16

Ish-kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të zhvillohet seanca paraprake ndaj tij dhe tre të pandehurve të tjerë.

Kokoneshi është i pandehur për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në të njëjtën çështje penale po gjykohen edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.

Sipas akuzës së ngritur nga SPAK, të pandehurit dyshohet se kanë shkelur procedurat ligjore lidhur me dhënien me qira të disa sipërfaqeve toke bujqësore për ndërtimin e impianteve fotovoltaike, me afat shfrytëzimi 10-vjeçar.

Çështja ndodhet në fazën e seancës paraprake, ku gjykata do të shqyrtojë kërkesat procedurale dhe vijimin e mëtejshëm të procesit gjyqësor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit