Transmetuar më 21-07-2026, 12:04

Një turiste rreth 52 vjeçe nga Finlanda ka humbur jetën pasditen e sotme në Radhimë, pasi shfaqi probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje në det.

Sipas informacioneve paraprake, turistja ishte pjesë e një grupi zhytësish në zonën e Radhimës, pranë anijes së mbytur “Spitaliers”. Gjatë zhytjes, ajo dyshohet se ka pësuar mungesë oksigjeni ose një komplikacion tjetër shëndetësor.

Zhytësit e tjerë kanë ndërhyrë menjëherë duke e nxjerrë në sipërfaqe dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

52-vjeçarja ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, me vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një komplikacioni serioz.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe ndihmës së dhënë, turistja nuk ka mundur të mbijetojë.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të zbardhen pas verifikimeve dhe hetimeve përkatëse.

Vlorë / Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, shërbimet e Policisë Kufitare u njoftuan se rreth 1 milje larg bregut, në plazhin e Radhimës, një shtetase e huaj ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore në një mjet lundrues.

Shërbimet e Policisë lokalizuan mjetin lundrues, në bordin e të cilit ndodheshin 14 persona, mes tyre edhe një shtetase finlandeze, 52 vjeçe. Ajo u transportua me urgjencë në breg, ku personeli mjekësor konstatoi se kishte humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit