

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së martës në qytetin e Korçës, ku një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti të përfshirë nga zjarri.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10 të Korçës, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat kanë konstatuar se në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej pa shenja jete shtetasi Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dhe të dhënat paraprake dyshohet se 66-vjeçari mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Policia pritet të japë detaje të mëtejshme pas përfundimit të veprimeve hetimore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






