

TIRANË – Shqipëria do të dominohet këtë të martë nga mot i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin, pa ndryshime të ndjeshme të kushteve atmosferike.
Sipas parashikimeve meteorologjike, kthjellimet do të mbizotërojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa nuk priten reshje shiu.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë.
Temperaturat do të variojnë nga 23°C në orët e mëngjesit deri në 37°C në zonat më të nxehta gjatë mesditës, duke sjellë një tjetër ditë tipike vere me temperatura të larta.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






