Transmetuar më 21-07-2026, 07:32

AFGANISTAN-  Një katastrofë natyrore ka ndodhur në Afganistan ku 20 njerëz humbën jetën dhe 80 të tjerë u plagosën, si pasojë e përmbytjeve. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive ka bërë më dije se 100 persona janë zhdukur.

Kryeqyteti i provincës Parun është prekur veçanërisht por ekipet e shpëtimit po raportojnë viktima edhe në zona të tjera të kësaj province malore dhe të vështirë për t’u arritur, e cila ndodhet në kufirin me Pakistanin.

Banorët po përpiqen, pa pajisjet e duhura dhe me çfarëdo mjeti që kanë, të gjejnë viktima ose të mbijetuar në baltë dhe grumbuj gurësh. Kryetari i bashkisë së qytetit, si dhe zyrtarët publikë, janë ndër të zhdukurit.

Autoriteti kombëtar i menaxhimit të emergjencave tha se përmbytjet kishin shkaktuar humbje të mëdha njerëzore dhe ekonomike

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit