Transmetuar më 20-07-2026, 23:05

Spanja fitoi Botërorin pas triumfit ndaj Argjentinës, por një ditë pas finales kanë nisur edhe polemikat. Mediat spanjolle kanë kritikuar kombëtaren argjentinase për një episod të ndodhur gjatë festimeve të skuadrës së “La Roja”.

E përditshmja spanjolle Marca ka publikuar një editorial me titullin “Argjentina, gjesti i ulët që turpëroi botën”, duke pretenduar se disa lojtarë argjentinas janë drejtuar në anën tjetër gjatë festimeve të Spanjës.

Sipas medias iberike, ky veprim përbën një nga momentet më të diskutueshme të parë në historinë e Botërorëve. Marca ka kritikuar gjithashtu mënyrën e lojës së Argjentinës gjatë finales, duke përmendur ndërprerjet e shumta dhe përpjekjet për të ulur ritmin e ndeshjes.

Në editorial thuhet se Spanja fitoi me meritë falë futbollit të zhvilluar dhe se skuadra mori vlerësime nga e gjithë bota për paraqitjen e saj.

Gazeta spanjolle thekson se zhgënjimi pas një humbjeje është i kuptueshëm, por sipas saj duhet të shoqërohet gjithmonë me respekt dhe sportivitet.

Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës vijon të jetë në qendër të diskutimeve, jo vetëm për rezultatin dhe lojën në fushë, por edhe për episodet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit