Transmetuar më 20-07-2026, 22:51

TIRANË – Është mbyllur protesta e 51-të e qytetarëve në kryeqytet, ku pjesëmarrësit zhvilluan një tubim para Kryeministrisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime nga qytetarë të ndryshëm në podiumin e ngritur për këtë qëllim.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe përsëritën kërkesat për ndryshime politike. Në përfundim të fjalimeve, ata vijuan marshimin në disa rrugë të kryeqytetit, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër kryeministrit dhe institucioneve qeverisëse.

Ndër sloganet e dëgjuara gjatë tubimit ishin: “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe thirrje të tjera politike të drejtuara ndaj mazhorancës.

Protestuesit deklaruan se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke paralajmëruar pjesëmarrje më të madhe në protestën e radhës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit