

Janë zbardhur identitetet e tre personave që mbetën të plagosur në atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen "Vullnetari" në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Renaldo Mance, 31 vjeç, dhe Armand Tomorrica, 32 vjeç. Të tre janë transportuar në spital dhe, sipas Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në momentin e ngjarjes brenda lokalit ndodhej një efektiv policie jashtë shërbimit. Pasi dëgjoi të shtënat, ai doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit.
Gjatë largimit, autori hodhi armën e zjarrit që dyshohet se përdori në atentat, por arriti të largohej në drejtim të paditur. Ndërkohë, arma është sekuestruar si provë materiale.
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






