Transmetuar më 20-07-2026, 21:50

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen "Vullnetari" në Elbasan, duke lënë të plagosur tre persona.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30, autori ka hapur zjarr në verandën e një lokali në drejtim të shtetasve A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç dhe B. H., 19 vjeç. Të tre të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit, por ka arritur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe identifikimin e autorit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit