

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në një lokal në lagjen "Vullnetari" të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe kamarieri i lokalit. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe përcaktimin e motiveve të ngjarjes.
Pritet që autoritetet të japin një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






