

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave.
Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri dyshohet se është goditur me tre plumba. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore apo rrethanat e ngjarjes.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për të dokumentuar ngjarjen, identifikuar autorin ose autorët dhe sqaruar motivet e incidentit.
Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






