

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së dielës në qendër të Tiranës, pranë godinës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve në zonë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






