Transmetuar më 20-07-2026, 19:30

Një zjarr ka përfshirë pasditen e së dielës një segment përgjatë autostradës Fier–Vlorë, ku flakët janë përhapur në një gjatësi prej rreth 2 kilometrash në anë të rrugës, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të tymit të dendur dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, kalimi në këtë aks rrugor është vështirësuar ndjeshëm, ndërsa drejtuesit e mjeteve po përballen me kushte të kufizuara shikueshmërie.

Në vendngjarje janë angazhuar disa mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit