Transmetuar më 20-07-2026, 16:42

Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi.

Sipas informacioneve paraprake, përhapja e flakëve është favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës për shkak të rrezikut që zjarri të afrohej pranë banesave.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, si dhe për kontrollin e situatës.

Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit