

Një 58-vjeçar, i cili ishte shpallur i humbur prej dy ditësh, është gjetur pa shenja jete në brendësi të një guve në fshatin Drizë, në bashkinë e Kuçovës.
Familjarët kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë, duke kërkuar ndihmë për lokalizimin e tij. Sipas informacioneve paraprake, kërkimet u përqendruan në zonën ku banorë të fshatit kishin deklaruar se e kishin parë për herë të fundit.
Pas operacionit të kërkimit, 58-vjeçari, Gramoz Grymshi, u gjet i pajetë në brendësi të guvës. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë mungesa e oksigjenit brenda guvës, megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten nën hetim. Trupi është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Autoritetet vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






