Transmetuar më 20-07-2026, 16:12

SHËNGJIN- Një nënë dhe djali i saj i mitur kanë shpëtuar pa pasoja të rënda pasi rrezikuan të mbyteshin në det në plazhin e Shëngjinit, në zonën e Ranës së Hedhun.

Sipas të dhënave paraprake, dy personat kanë hasur vështirësi gjatë kohës që ndodheshin në ujë dhe kanë kërkuar ndihmë. Ndërhyrja e shpejtë e rojeve bregdetare, të ndihmuara edhe nga pushues të tjerë, ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg.

Pas shpëtimit, nëna dhe fëmija kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës dhe më pas janë transportuar në Spitalin e Lezhës për kontroll mjekësor. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore raportohet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit