Transmetuar më 20-07-2026, 15:19

Tensione janë regjistruar gjatë seancës plenare të Kuvendit, pasi deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren, duke penguar vijimin normal të punimeve.

Sipas zhvillimeve në sallë, përplasja nisi pas kundërshtimit të opozitës ndaj raportimit të Avokatit të Popullit. Deputetët demokratë refuzuan të lejonin vijimin e këtij procesi, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u bëri disa herë thirrje deputetëve të lirojnë foltoren dhe të rikthejnë normalitetin në seancë. Pas mosrespektimit të kërkesës, ai vendosi ndërprerjen e punimeve për pesë minuta.

Seanca pritet të rifillojë pas përfundimit të pushimit të shkurtër, ndërsa situata në sallë mbetet e tensionuar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit