

Kryeministri Edi Rama ka thirrur për të premten, 24 korrik, mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, duke nisur nga ora 09:30.
Në njoftimin e shpërndarë për deputetët bëhet me dije se agjenda e mbledhjes do të përcillet në vijim.
“Të nderuar kolegë, ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave. Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, thuhet në mesazhin e dërguar deputetëve.
Mbledhja pritet të fokusohet në çështje të rëndësishme politike dhe qeverisëse, ndërsa detaje mbi rendin e ditës ende nuk janë bërë publike.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






