

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh vijon të sjellë temperatura ekstreme në të gjithë vendin. Në disa qytete, temperaturat në hije kanë kaluar 40 gradë Celsius, ndërsa në diell vlerat janë edhe më të larta.
Elbasani mbetet ndër qytetet më të nxehta në vend. Një qytetar ka fotografuar termometrin e vendosur në ballkonin e banesës së tij, i cili ka shënuar mbi 50 gradë Celsius. Në hije 45 gradë.
Sipas tij, termometri që përdor ka kufirin maksimal të matjes 50 gradë, ndërsa kolona e lëngut ka tentuar të ngjitet edhe më lart, duke treguar intensitetin e të nxehtit në rrezet direkte të diellit.
Megjithatë, sipas parashikimeve meteorologjike, nga dita e mërkurë pritet një rënie graduale e temperaturave, duke sjellë lehtësim pas ditëve me vapë përvëluese.

Temperatura në hije

Temperatura në diell

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






