Transmetuar më 20-07-2026, 12:57

Triumfi i Spanjës në Kupën e Botës 2026 nuk i solli vetëm lavdinë sportive, por edhe një shpërblim financiar rekord.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) do të përfitojë 50 milionë dollarë (rreth 44 milionë euro) nga FIFA për fitimin e titullit botëror, duke regjistruar shpërblimin më të lartë të dhënë ndonjëherë për një ekip kampion.

Shuma tejkalon ndjeshëm 42 milionë dollarët që përfitoi Argjentina pas triumfit në Kupën e Botës 2022.

Përveç bonusit të akorduar nga FIFA, suksesi në Botëror pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme edhe në aspektin komercial. Fitorja e titullit ka rritur vlerën e markës së kombëtares spanjolle, duke forcuar marrëdhëniet me sponsorët ekzistues dhe duke tërhequr interes të ri nga partnerët ndërkombëtarë.

Në bazë të marrëveshjes mes futbollistëve dhe Federatës, 45 për qind e bonusit të FIFA-s do t’u shpërndahet 26 lojtarëve të ekipit. Si rrjedhojë, secili prej tyre pritet të përfitojë rreth 756 mijë euro bruto, pa përfshirë bonuset nga klubet apo kontratat personale të sponsorizimit.

Triumfi në Kupën e Botës pritet të ketë një ndikim ekonomik afatgjatë për futbollin spanjoll, duke rritur ndjeshëm vlerën e kombëtares në tregun ndërkombëtar dhe potencialin për të ardhura të reja në vitet në vijim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit