

Një aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik–Rrëshen, ku janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një automjet tjetër.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar katër anëtarë të së njëjtës familje nga Republika e Kosovës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat kanë transportuar të lënduarit për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë të ditur se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






