Transmetuar më 20-07-2026, 12:16

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 42-vjeçarit shqiptar Xhevdet Bakushi në rajonin e Campanias, në Itali. Në aksident vdiq dhe 69 vjeçari italian Agostino Lagnese, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Pastoranos, përgjatë rrugës shtetërore Appia.

Sipas mediave italiane, 42-vjeçari po punonte pranë një kamionçine kur u përplas nga një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë. Përplasja e fortë e hodhi shqiptarin disa metra larg, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje mbeti i vdekur edhe drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident.

Xhevdet Bakushi jetonte në Pignataro Maggiore me familjen e tij dhe la pas bashkëshorten me dy fëmijë të vegjël. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike.

Xhevdet Bakushi

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit