

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme si dëshmitar i radhës në gjyqin për dosjen "Partizani", ku ka dhënë shpjegime mbi procedurat e ndjekura nga Presidenca dhe njohjet me personat e përfshirë në çështje.
Gjatë dëshmisë së tij, Topi u pyet mbi marrëdhënien me Jamarbër Malltezin, duke sqaruar se e njihte vetëm në distancë si dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani", ish-kreu i shtetit deklaroi se procedura kalonte te Presidenti si fazë përmbyllëse, ndërsa solli në vëmendje një takim me ish-zyrtarin ushtarak Vladimir Qiriazi. Sipas Topit, Qiriazi i kishte shprehur shqetësime lidhur me këtë proces. Gjithashtu, ai nënvizoi se gjatë periudhës që drejtonte shtetin dhe Forcat e Armatosura, reformat ndërmerreshin nën asistencën e ekspertëve të NATO-s.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






