Transmetuar më 20-07-2026, 11:59

Trupat e pajetë të tre qytetarëve nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në aksidentin rrugor pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë, do të transportohen drejt Kosovës sapo të përfundojnë procedurat e nevojshme ligjore.

Deklarata është bërë nga Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, i cili u shprehu ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave: Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani.

Qehaja bëri të ditur se Ambasada e Kosovës ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Policinë e Kosovës dhe familjarët e të ndjerëve që nga çasti i marrjes së njoftimit për ngjarjen, me qëllim lehtësimin dhe kryerjen e shpejtë të procedurave zyrtare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit