Transmetuar më 20-07-2026, 11:09

Moti i nxehtë afrikan po i vjen fundit, pasi pjesa e dytë e muajit korrik do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje shiu.

Sipas meteorologes Lajda Porja, dita e sotme shënon kulmin e valës së nxehtë, me vlera që arrijnë deri në 40°C në qytetet kryesore. Të martën parashikohet një rënie e lehtë me 2°C, por me lagështirë të lartë, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë një kthim të theksuar të freskisë, që do të zgjasë deri në fundjavë.

Ndryshimi i motit në Shqipëri:

Temperaturat: Nga e mërkura termometri do të shënojë 34-35°C, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës nuk do t’i kalojë 30-31°C. Edhe temperaturat minimale do të pësojnë rënie, duke i dhënë fund netëve tropikale.

Reshjet dhe era: Të martën në mbrëmje vonë priten reshjet e para në skajin verior. Dita e mërkurë do të sjellë rrebeshe shiu, stuhi dhe erë të fortë në veri e qendër, si dhe në qarkun e Vlorës. Fundjava parashikohet të jetë më e qëndrueshme, por me erë të pranishme si në tokë, ashtu edhe në brigjet detare.

Situata meteorologjike në rajon:

Kosova: Pas ditës së sotme ku maksimalja arrin në 35°C, nga e marta nisin rrebeshet e shiut, ndërsa të premten temperaturat do të ulen deri në 25-26°C. Të pranishme do të jenë stuhitë dhe breshëri.

Maqedonia e Veriut: Sot priten temperatura deri në 38°C në Shkup. Të martën temperaturat ulen lehtë në 35°C me lagështirë të lartë, ndërsa nga e mërkura deri të premten vendi do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, i freskët dhe me reshje shiu.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit