Transmetuar më 20-07-2026, 11:04

Dhjetëra qytetarë janë grumbulluar përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, përpara nisjes së seancës plenare të parashikuar për në orën 12:00.

Protestuesit janë pozicionuar në pjesën e pasme të godinës, ku po mbërrijnë deputetët dhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Përgjatë grumbullimit janë dëgjuar thirrje kundër klasës politike dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit. Një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë parë me vezë në duar, në vijimësi të formave të reagimit të përdorura edhe në protesta të mëparshme.

Për të shmangur bllokimin e hyrjes së institucionit, forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë duke bërë zhvendosjen e protestuesve nga oborri i jashtëm i Kuvendit.

Ndërkaq, organizatorët kanë bërë të ditur se pasditen e sotme do të vijojë edhe protesta e përditshme përpara godinës së Kryeministrisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit