Transmetuar më 20-07-2026, 09:59

Transportonte granata e tritol për shitje në Tiranë, arrestohet nga Policia

Forcat e policisë në Tiranë kanë vënë në pranga një 52-vjeçar të kapur me një sasi municionesh e lëndësh plasëse, të cilat dyshohet se do t’u shiteshin personave të tjerë.

I arrestuari është identifikuar si Petrit Çeça, banues në Fushë-Krujë dhe me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Ndalimi i tij u bë në rrugën "Kastriotët" gjatë operacionit të koduar "Porosia", i zhvilluar nga Forca e Posaçme "Shqiponja", Sektori i Operacionales dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Gjatë kontrollit në një qese që 52-vjeçari mbante me vete, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 granata dore luftarake dhe 2 ndezës;

600 gramë lëndë plasëse tritol (një pjesë e montuar me fitil e kapsolla detonatore gati për shpërthim);

6 kapsolla detonatore shtesë.

Struktura hetimore po vijon punën për të identifikuar origjinën e lëndëve plasëse, si dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit