

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut. Tre shqiptarë nga Kosova, të cilët rezultonin të zhdukur që prej mbrëmjes të së shtunës, janë gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tyre të fundosur në lumin Lepenc.
Viktimat janë identifikuar si Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, të gjithë me origjinë nga Vushtrria. Ata kishin humbur kontaktet me familjarët menjëherë pas largimit nga Aeroporti i Shkupit, nga ku po udhëtonin drejt Kosovës me një automjet të tipit "Mercedes GLC" me targa gjermane.
Pas raportimit të zhdukjes dhe apeleve të familjarëve, autoritetet e Maqedonisë së Veriut nisën një operacion kërkim-shpëtimi. Gjatë kërkimeve, automjeti u lokalizua në shtratin e lumit Lepenc. Pas nxjerrjes së makinës nga uji, ekipe të emergjencës konfirmuan praninë e trupave të pajetë brenda saj.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Organet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






