Transmetuar më 20-07-2026, 07:37

SHBA – Me triumfin e Spanjës në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës (1-0 pas kohës shtesë), mesfushori Rodri shtoi një tjetër trofe prestigjioz në karrierën e tij, duke hyrë në një klub ekskluziv të legjendave të futbollit botëror.

I shpallur edhe lojtari më i mirë i turneut, Rodri u bë futbollisti i shtatë në histori që ka fituar të paktën një “Top të Artë”, një Kupë Bote, një Kampionatin Evropian ose Copa América, si edhe Ligën e Kampionëve.

Para tij, këtë arritje e kishin regjistruar vetëm gjashtë emra të mëdhenj të futbollit: Franz Beckenbauer, Gerd Müller, Zinedine Zidane, Rivaldo, Ronaldinho dhe Lionel Messi.

Legjendat që kanë fituar “Topin e Artë” dhe trofetë më të rëndësishëm të futbollit:

Gerd Müller (Gjermani): “Topi i Artë” 1970, Kupa e Botës 1974, Kampionati Evropian 1972 dhe Kupa Evropiane me Bayern Munich në vitet 1974, 1975 dhe 1976. Franz Beckenbauer (Gjermani): “Topi i Artë” 1972, Kupa e Botës 1974, Kampionati Evropian 1972 dhe Kupa Evropiane me Bayern Munich në vitet 1974, 1975 dhe 1976. Zinedine Zidane (Francë): “Topi i Artë” 1998, Kupa e Botës 1998, Kampionati Evropian 2000 dhe Liga e Kampionëve me Real Madrid në vitin 2002. Rivaldo (Brazil): “Topi i Artë” 1999, Kupa e Botës 2002, Copa América 1999 dhe Liga e Kampionëve me Milan në vitin 2003. Ronaldinho (Brazil): “Topi i Artë” 2005, Kupa e Botës 2002, Copa América 1999 dhe Liga e Kampionëve me Barcelona në vitin 2006. Lionel Messi (Argjentinë): Tetë herë fitues i “Topit të Artë”, kampion bote në vitin 2022, fitues i Copa América në vitet 2021 dhe 2024, si edhe katër herë fitues i Ligës së Kampionëve me Barcelonën. Rodri (Spanjë): “Topi i Artë” 2024, Kampion i Botës 2026, Kampion i Evropës 2024 dhe fitues i Ligës së Kampionëve në vitin 2024.

Me këtë sukses, Rodri konfirmon statusin e tij si një nga mesfushorët më të kompletuar të brezit të tij, ndërsa emri i tij tashmë renditet krah ikonave që kanë dominuar futbollin botëror në epoka të ndryshme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit