

SHBA – Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, pranoi epërsinë e Spanjës pas humbjes 1-0 në kohën shtesë në finalen e Kupës së Botës, të zhvilluar të dielën në New York.
Në konferencën për mediat pas ndeshjes, tekniku argjentinas vlerësoi paraqitjen e kundërshtarëve, ndërsa shprehu krenarinë për rrugëtimin e skuadrës së tij deri në finale.
"Mund të themi shumë për mënyrën se si arritëm deri këtu, por nuk ia vlen. Falënderime të përjetshme këtyre lojtarëve që na kanë çuar përsëri në finale."
Scaloni theksoi se Spanja ishte skuadra më e mirë në fushë dhe se fitorja e saj ishte e merituar.
"Ata ishin më të mirë, kjo është e vërtetë, por unë do ta ruaj kujtimin e asaj që arritën lojtarët e mi. Ne jemi të shkëlqyer në fitore dhe duhet të jemi të shkëlqyer edhe në humbje. Sonte treguam se dimë të humbasim. Humbëm dhe e pranojmë këtë."
Pavarësisht zhgënjimit për humbjen në finale, Scaloni vlerësoi karakterin dhe përkushtimin e futbollistëve të tij, duke theksuar se paraqitja në një tjetër finale të Kupës së Botës mbetet një arritje e rëndësishme për Argjentinën.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






