Transmetuar më 20-07-2026, 07:07

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Ejup Ternavës, Cennet Ternavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës 18 korrik në Shkup.

Sipas njoftimit të bërë publik, tre personat janë parë për herë të fundit rreth orës 22:00, pasi ishin nisur nga aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës.

Ndërsa familja i priste në shtëpi, që të tre nuk janë bërë më të gjallë dhe çdo përpjekje për të kontaktuar me ta ose për ti gjurmuar, nuk ka qenë e mundur.

Në këto kushte familjarë të personave të zhdukur kanë kërkuar ndihmën e publikut si dhe policisë.

Ata thonë se kushdo që ka informacion për personat ose automjetin e tyre të kontaktojë menjëherë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674 dhe +383 49 195277, ose të njoftojë Policinë.

Zhdukje e mistershme

Tre persona nga Vushtrria, Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, udhëtonin me një automjet Mercedes GLC, ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

Ishin Ejup Tërnava .e të shoqen Cennet që kishin shkuar në aeroportin e Shkupit ku ai priste ti vinte e motra, Fatmire Shabani.

Nusja e Fatmire Shabanit, tregon se kontakti i fundit me ta ka qenë mbrëmjen e së shtunës, kur vjehrra e saj, Fatmire, kishte lajmëruar se ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës.

“Rreth orës 22:25 vjehrra ka lajmëruar që po nisen prej Aeroportit të Shkupit për Kosovë. Edhe më nuk dimë kurgjo për ta”, tha ajo.

Nusja pohon se kanë kontaktuar policinë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, por deri tani nuk kanë marrë ndonjë informacion të saktë për atë që mund të ketë ndodhur.

“Policia në Shkup dhe në Kosovë është lajmëruar. S’kemi kurrfarë informacioni. Policia na ka thënë se nuk ka ngjarje, nuk ka asgjë. Nuk dimë çka ka mundur të ndodhë”, ka thënë ajo.

Misteri shtohet për faktin se siç tregon një familjar i të zhdukurve, nga dogana janë njoftuar se tre personat nuk kanë pasur hyrje në territorin e Kosovës.

🚨 APEL PËR NDIHMË: NJOFTIM PËR PERSONA TË ZHDUKUR‼️ 18 korrik 2026

Kërkohet ndihma e të gjithëve për gjetjen e:

* Ejup Ternava

* Cennet Ternava

* Fatmire Shabani

Ata janë parë për herë të fundit mbrëmë rreth orës 22:00 në Shkup. Sipas informacioneve, ata ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, por që nga ajo kohë nuk ka më asnjë kontakt me ta dhe vendndodhja e tyre nuk dihet.

Ata po udhëtonin me një Mercedes GLC ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

Lutemi që kushdo që ka parë personat ose automjetin, ose ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë, të kontaktojë menjëherë familjarët ose policinë.

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm.

Ju lutemi shpërndajeni sa më shumë këtë njoftim.

Kushdo që ka informacion për personat ose automjetin e tyre të kontaktojë menjëherë në numrat: +49 1573 8465566, +49 178 3900599, +49 176 62983674 dhe +383 49 195277, ose të njoftojë Policinë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit