

Sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar të paktën 20 viktima dhe 142 të plagosur në zona të ndryshme të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa bombardimet kanë përfshirë edhe kryeqytetin Kiev, Kharkivin dhe qytete të tjera.
Sipas autoriteteve lokale, të cituara nga Kyiv Independent, forcat ruse kanë përdorur një numër të madh raketash dhe dronësh gjatë sulmeve të fundit.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia ka lëshuar gjatë natës 125 dronë, 25 raketa balistike, 10 raketa hipersonike Zircon dhe gjashtë lloje të tjera raketash.
Shumica e sulmeve, sipas autoriteteve ukrainase, kanë pasur si objektiv kryesisht kryeqytetin Kiev, ku janë raportuar dëme materiale dhe viktima.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






