Transmetuar më 19-07-2026, 23:18

Një gjarpër është filmuar pranë zonës së lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e familjeve që frekuentojnë këtë hapësirë rekreative.

Pamjet janë publikuar nga kameramani Besfort Kryeziu, i cili i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të monitorojnë zonën dhe të marrin masa parandaluese për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Sipas tij, gjarpri lëvizte shumë pranë vendit ku çdo ditë luajnë qindra fëmijë.

"Ky gjarpër po lëvizte aty ku luajnë qindra fëmijë. Nuk mund të them nëse është helmues apo jo, por kjo zonë duhet të kontrollohet për të garantuar sigurinë e familjeve dhe fëmijëve. Shpresoj që Bashkia e Tiranës të marrë masat e nevojshme dhe ta monitorojë situatën", u shpreh Kryeziu.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia e Tiranës apo autoritetet përkatëse lidhur me rastin. Ndërkohë, qytetarët kërkojnë kontrolle më të shpeshta në zonat e gjelbra të parkut, veçanërisht gjatë sezonit veror kur frekuentimi është më i lartë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit