

Qindra protestues kanë vijuar tubimin në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur kërkesat për ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët deklarojnë se protestat do të vazhdojnë çdo ditë.
TIRANË – Qindra qytetarë kanë vijuar marshimin në akset kryesore të Tiranës, në kuadër të protestës së 50-të kundër qeverisë.
Gjatë ecjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë përsëritur slogane politike kundër mazhorancës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës aktuale në vend.
Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit ishin: “Rama jep dorëheqjen!”, “Poshtë diktatura!”, “Ju erdhi fundi!”, si dhe mesazhe të tjera kundër qeverisë.
Pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet e përditshme deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndër të cilat vendosin largimin e kryeministrit Edi Rama.
Protesta vijon të zhvillohet në disa akse të kryeqytetit, ndërsa forcat e rendit janë të pranishme për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë gjatë marshimit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






