

Votimi global i organizuar nga FIFA tregon një përballje të balancuar mes dy skuadrave finaliste. Spanja kryeson me një avantazh të lehtë ndaj kampiones në fuqi, Argjentinës.
FIFA ka publikuar rezultatet e sondazhit të zhvilluar me tifozë nga e gjithë bota për të parashikuar fituesen e finales së Kupës së Botës 2026, ku do të përballen Spanja dhe Argjentina.
Sipas votimit, Spanja shihet si favorite për të ngritur trofeun, duke marrë 53 për qind të mbështetjes nga tifozët. Ndërkohë, Argjentina, kampione në fuqi e botës, ka siguruar 47 për qind të votave.
Diferenca e vogël mes dy përfaqësueseve tregon pritshmëritë e larta për një finale të fortë dhe të ekuilibruar, ku asnjëra prej skuadrave nuk shihet me epërsi të dukshme.
Spanja synon të rikthehet në majën e futbollit botëror dhe të fitojë trofeun e dytë të Kupës së Botës në historinë e saj. Përballë saj, Argjentina kërkon të mbrojë titullin e fituar në Botërorin e kaluar dhe të sigurojë yllin e katërt në fanellën e saj.
Finalja pritet të jetë një nga sfidat më të ndjekura të turneut, me dy prej kombëtareve më të suksesshme të futbollit botëror që do të përballen për kurorën e kampionit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






