

Tifozët e Argjentinës dhe Spanjës mbushën stadiumin e New York New Jersey disa orë para fishkëllimës së parë të finales së madhe të Kupës së Botës 2026
Kaos dhe probleme të mëdha organizative janë regjistruar jashtë stadiumit “MetLife”, pak para finales së madhe të Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.
Gazeta spanjolle “Marca” e cilëson situatën si një “fiasko botërore”, duke raportuar se organizimi i dobët ka shkaktuar radhë kilometrike, tension dhe përplasje verbale mes personave që prisnin të hynin në stadium.
Spanja, e njohur si “Furia e Kuqe”, përballet me Argjentinën me synimin për të fituar titullin e dytë botëror në historinë e saj. Në krahun tjetër, skuadra e Lionel Messit kërkon të mbrojë trofeun e fituar në edicionin e kaluar dhe të sigurojë Kupën e katërt të Botës për Argjentinën.
Prania e një numri të madh personalitetesh VIP, mes të cilëve edhe Donald Trump, ka sjellë masa jashtëzakonisht të rrepta sigurie dhe ka ngadalësuar ndjeshëm procedurat e hyrjes në stadium.
Gazetarët ishin njoftuar se duhej të mbërrinin në stadium deri në gjashtë orë përpara fillimit të ndeshjes, me qëllim shmangien e grumbullimeve. Megjithatë, problemet nuk u shmangën.
Sipas raportimeve, vetëm një numër i kufizuar hyrjesh ishte i hapur, ndërsa për kontrollin e sendeve personale ishin vendosur vetëm tre skanerë. Kjo situatë shkaktoi vonesa të mëdha, radhë të gjata dhe tension mes të pranishmëve.
Megjithatë, pas disa orësh, situata jashtë stadiumit nisi të normalizohej gradualisht.
Pavarësisht kaosit para fillimit të ndeshjes, finalja mes dy kombëtareve të mbushura me yje pritet të jetë spektakolare. Tifozët e Spanjës dhe Argjentinës presin me padurim vërshëllimën e parë të finales së madhe në anën tjetër të Atlantikut.
🔴 IMAGEN SPORT‼️ Enormes colas para entrar en el Metlife Stadium a falta de 4 horas para que empiece la gran final del Mundial entre España y Argentina📹 @Jordigil pic.twitter.com/ElsjeSOtwY
— Diario SPORT (@sport) July 19, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






