Transmetuar më 19-07-2026, 20:07

Tiranë – Qytetarët pjesëmarrës në protestën e 50-të kundër qeverisë kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, pas marshimit të nisur nga sheshi “Skënderbej”.

Protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe hetimin e qeverisë së tij, duke kërkuar gjithashtu ndryshime të thella në skenën politike shqiptare.

Sipas pjesëmarrësve në protestë, largimi i klasës së vjetër politike është një nga kërkesat kryesore të kësaj lëvizjeje, pasi ata e konsiderojnë atë përgjegjëse për problematikat aktuale në vend.

Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa pritet që qytetarët të shprehin qëndrimet e tyre përmes fjalimeve dhe mesazheve publike gjatë tubimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit