

[7/19, 18:47] +355 69 739 0085: Hair Mahmuti [7/19, 18:48] +355 69 739 0085: Ndërsa ai i motorrit Elinor Troka
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional “Çermë–Divjakë”, në Fier.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 15:00, automjeti me drejtues shtetasin Hair Mahmuti, 45 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Bajram Cani, 38 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 38-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Burime të tjera bëjnë të ditur se viktima është Bajram Cani, 38 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili drejtonte një automjet tip “Opel”.
Sipas të dhënave, përplasja ka qenë ballore dhe ka ndodhur ndërmjet automjetit “Opel” dhe një automjeti tip “BMW”, ndërsa 38-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia njofton se drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi Hair Mahmuti, bashkëshortja e tij, shtetasja E. M., si dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodheshin në automjet, kanë marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, sipas informacioneve të raportuara nga vendngjarja, nga aksidenti tragjik kanë mbetur të plagosur të katër personat që udhëtonin në automjetin tip “BMW”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






