Transmetuar më 19-07-2026, 18:12

Aksident tragjik në Divjakë. Përplasen dy mjete, humb jetën shoferi, plagosen pesë persona, mes tyre tre të mitur

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një 39-vjeçari është regjistruar pasditen e së dielës në aksin nacional Çermë–Divjakë, në afërsi të fshatit Çermë-Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip "Opel" dhe një "BMW", të cilat janë përplasur ballë për ballë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit "Opel", Bajram Kaçani, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve.

Ndërkohë, pesë personat që udhëtonin në automjetin "BMW" kanë mbetur të plagosur. Mes tyre janë edhe tre të mitur, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve paraprake, tre fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të lënduarit e tjerë po marrin trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksidentin tragjik.

IMG_4310

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit