

Spanja ndez atmosferën para finales me Argjentinën, publikon video speciale me kampionët e vitit 2010
Kombëtarja e Spanjës ka publikuar një video të veçantë në rrjetet sociale, pak orë para finales së Botërorit ndaj Argjentinës, që do të luhet më 19 korrik në orën 22:00.
Përmes këtij materiali, Spanja synon të mobilizojë tifozët dhe të krijojë atmosferë para ndeshjes së madhe. Videoja vjen si një lloj përgjigjeje ndaj Argjentinës, e cila më herët gjatë ditës kishte publikuar një video të ngjashme.
Në mbishkrimin e videos së publikuar nga Spanja shkruhet: “Dhe pse të mos jemi kampionë bote në Nju Jork?”
Kjo fjali është marrë nga një deklaratë e Aymeric Laporte gjatë Botërorit 2022 në Katar, kur ai iu përgjigj një pyetjeje të një gazetari për mundësinë që Spanja të fitonte trofeun në Kupën e Botës 2026. Mbrojtësi spanjoll u përgjigj thjesht: “Dhe pse jo?”
Në videon e publikuar marrin pjesë edhe legjendat e vitit 2010, brezi që i solli Spanjës trofeun e parë të Botërorit. Edhe ata drejtojnë të njëjtën pyetje, ndërsa qendërmbrojtësi i “La Roja”-s jep sërish të njëjtën përgjigje.
Shihni videon:
Si nuestros campeones de 2010 lo tienen tan claro…😉 ¿Y POR QUÉ NO?¡Que se note ese hype a tope, afición!#VamosEspaña | #CopaMundialFIFA pic.twitter.com/MBt89OQKFs
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) July 18, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






